Lajme Botë

Aksident në Çeki, raportohet për një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

Një shofer autobusi humbi jetën dhe rreth 50 persona u plagosën në një aksident që u përfshin dy autobusë në një autostradë në Republikën Çeke.

“Njëri nga drejtuesit e mjetit ka humbur jetën menjëherë. Dhjetëra pasagjerë u plagosën në të dy autobusët ”, shkruan policia në një postim në Twitter.

Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 të hënën në afërsi të Brno, në një autostradë që lidh qytetin çek me kryeqytetin sllovak Bratislava.

Njëzet e gjashtë ambulanca dhe tre helikopterë u vendosën për të trajtuar të plagosurit, thanë punonjësit e shpëtimit.

/Shqip.com