Lajme

Aksident në autostradën Prizren-Suharekë, një person pëson lëndime

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në autostradën Prizren-Suharekë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bajram Krasniqi- zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

Vetura e aksidentuar

“Në ora 20:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë. Njësi policore e trafikut, nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura” ka thënë Krasniqi.

Kolona të gjata janë krijuar pas aksidentit

Po ashtu Krasniqi ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se Policia po e trajton rastin./Shqip.com