Lajme

Aksident me fatalitet në rrugën Kaçanik-Ferizaj, 1 i vdekur e 5 të lënduar

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të premte në rrugën Kaçanik-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar major i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për shkaqet apo rrethanat e aksidentit.

Mësohet se viktima është i moshës së re.

/Shqip.com