Lajme

Aksident trafiku me fatalitet në autostradën Prizren – Suharekë

Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë të enjten në një aksident trafiku në autostradën Prizren – Suharekë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona tjerë të cilët fillimisht janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, kurse njëri është dërguar më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës, zjarrfikësit dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e PK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se drejtuesja e njërës nga veturat e përfshira në aksident është dërguar në mbajtje.

Një tjetër aksident me fatalitet të enjten ka ndodhur në rrugën Prizren – Gjakovë, ku të vdekur kanë mbetur dy të rinj të moshës 22 dhe 23 vjeçare. Kurse, një person tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është në rrezik për jetë./SHQIP.com