Aksesorët që do të jenë trend këtë pranverë-verë

“Jeta nuk është perfekte, por aksesorët e tu munden” – sidomos nëse dëshiron të jesh gjithmonë “in” me trendet e fundit në botë.
Eventet e modës, siç është Java e Modës ku organizohen sfilata me koleksionet e reja nga markat më të njohura, janë një tregues i rëndësishësm për veshjet dhe kominimet që do kemi mundësi të bëjmë për të qenë në një hap me influencerat dhe ikonat e modës, shkruan Anabel.
Aksesorët janë plotësuesi më i mirë i veshjes, që ajo të jetë e kuruar dhe e mirëmenduar, shpeshherë edhe pa shumë mundim.
Ky sezon pranverë-verë do karakterizohet nga rikthimi i klasikes së dikurshme, modës së viteve ‘90, pra një stil tradicional kombinuar me detaje moderne të rifreskuara dhe këto janë aksesorët që ranë më tepër në sy:
– Beretta me rrjetë

Ky aksesor i këndshëm dhe elegant, këtë vit është rikthyer më bukur se kurrë, i kombinueshëm me çdo ngjyrë dhe veshje, sidomos me fustane sarafan, lëkurë, saten, xhins dhe këmisha.
– Rripa të gjerë

Rripi i gjerë i belit është një mënyrë fantastike për të krijuar një siluetë të “orës së rërës” (pra me belin shumë të ngushtë) dhe mund ta vishni në shumë mënyra.
Opsioni më i sugjeruar dhe më i pëlqyeri që kemi parë është me një xhaketë sportive të gjatë, triko, pulovra, këmishë ose fustane të gjatë.
– Çanta lejla

Sugjerohet kombinimi me tone të ngjashme, si blu ose rozë ose me kombinime komplet ndryshe: me ngjyrën e verdhë, jeshile ose portokalli. Sigurisht, është lehtësisht e kombinueshme me të bardhën, grinë dhe të zezën.
Varëse e trashë – dyfish

Të gjithë e dimë se sado bizhuteri të kemi asnjëherë nuk është mjaftueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për varëse, duke u bërë një element kryesor për çdo adhurues të modës.
Këtë vit, vihet re trashësia e varëseve si një detaj i rëndësishëm në kombinim, në formë zinxhiri të trashë për të krijuar një pamje shumëdimensionale dhe elegante. Përdorimi i varëseve të gjata do të krijojë iluzionin e një qafe më të gjatë dhe do të duket e mrekullueshme me një dekolte të bukur./SHQIP.com