AjaxI emëron trajnerin e ri
Publikuar:
(14.06.2023 23:53:05)

Maurice Steijn është emëruar si trajner i ri i Ajaxit, ka njoftuar të mërkurën klubi i Eredivisie.
49-vjeçari, i cili së fundmi ishte trajner te Sparta Rotterdam, është pajtuar për nënshkrimin e një kontrate e cila e mbanë në Amsterdam për tri vite.
Ajax e kishte shkarkuar trajnerin e përkohshëm, John Heitinga, i cili mori drejtimin nga Alfred Schreuder, në fillim të këtij muaji pasi paraprakisht kishte përfunduar me Ajaxin në vendin e tretë në renditje, trembëdhjetë pikë prapa kampionit, Feyenoord.
/Shqip.com