Lajme

Ahmeti: Është e pavërtetë, nuk merrem me kësi punë

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

Kryetari i Komunës së Lipjanit ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi që ka sulmuar asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Lipjanit.

Në një përgjigje për Shqip.com, Ahmeti ka thënë që kjo është e pavërtetë dhe se ai nuk merret më këso punë.

‘’Fatkeqësisht është konstruktim i tyre, ata merren vetëm me montazhe në shumë sektorë, edhe në shëndetësi, arsim, merrem me montazhe’’ ka thënë fillimisht Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se këto veprime nuk janë në interes të qytetarëve të Lipjanit.

‘’Qytetarët e Lipjanit nuk janë të interesuar për konflikte e as për video-montazh por janë të interesuar për zhvillimin e vendit’’ ka thënë Ahmeti.

Sot gjatë ditës dega e Lëvizjes Vetëvendosje kanë akuzuar Imri Ahmetin për sulm./Shqip.com