Sport Ndërkombëtar

Aguero: E ndjej sikur zemra ime nuk funksionon siç duhet

Kun Aguero

Karrierën e mbylli para kohës, për shkak të problemeve shëndetësore.

Kun Aguero, ka folur rreth gjendjës së tij shëndetësore – nëpërmjet një video live në Twitch.

Argjentinasi, tha se ende e ka të pamundur të bëjë ndonjë sprint – për shkak shqetësimeve kardiake.

“Ndonjëherë pyes veten nëse do të jem në gjendje të vraproj sprint përsëri. Thjesht ndjej sikur zemra ime nuk funksionon siç duhet”, tha ai fillimisht.

FC Barcelona Have Already Decided Who To Sign As Sergio Aguero's Replacement
Aguero – në një ndeshje kampionale me Barcelonën

Aguero po ashtu shtoi se “ 15 ditët e para kalova një kohë të tmerrshme. Kur ndodhi, mendova se nuk ishte asgjë dhe se do të isha mirë, por kur mbërrita në spital dhe më lanë në një dhomë të vogël vetëm me shumë monitorë rreth meje.

E kuptova se diçka ishte e keqe. Dhe pas dy ditësh qëndrimi në spital, fillova të bëhesha nervoz”.

33 vjeçari nuk e shijoi dot – as sezonën e parë në Barcelonë.

Prapavija e pensionimit të Agueros dhe problemeve shëndetësore

Barcelona striker Sergio Aguero announces retirement due to heart condition  at emotional press conference – Odu News
Aguero – gjatë fjalimit përshëndetës

Për shkak të problemeve me frymëmarrje, argjentinasi e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor.

Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës.

Pas disa vizitave mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm atij i’u kumtua se nuk mundet të luajë më futboll.

Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.

Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ishte fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona.

Përdundimi i karrierës e gjeti më këto statistika: 786 ndeshje, 426 gola dhe 118 asistime. /Shqip.com