Lajme

AGK reagon pas sulmit të gazetarëve në veri

Të martën në mbrëmje është sulmuar ekipi i televizionit Tëvë1 në veri, në Lagjen e Boshnjakëve në Komunën e Mitrovicës.

Për këtë ka reaguar edhe Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe ka kërkuar që organet kompetente të ndërmarrin masa që të sigurojnë gazetarët, gjatë detyrës në veri.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë ndaj situatës së krijuar në veri të vendit, dhe u bënë thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar përgjatë raportimeve të tyre nga kjo pjesë. Njëherësh, AGK-ja, sërish kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura që të sigurojnë gazetarët të kryejnë punë e tyre pa u rrezikuar e penguar”, thuhet nga AGK.

Lexo edhe:
Hidhet një mjet shpërthyes drejt gazetarëve në veri të Mitrovicës

Sipas njoftimit të Tëvë1, 5-6 persona të organizuar kanë hedhur mjete të forta shpërthyese.

/Shqip.com