Lajme

Hidhet një mjet shpërthyes drejt gazetarëve në veri të Mitrovicës

Veriu i Mitrovicës
Veriu i Mitrovicës

Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, pak minuta më parë është hedhur një mjet shpërthyes në drejtim të një ekipi televiziv. Sipas informacioneve, në afërsi të shpërthimeve gjendej edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas tëvë1, shpërthimi i hedhur në drejtim të ekipit të gazetarëve ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit prezent kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.

Gjithashtu, ai ka thënë se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar.

/Shqip.com