Lajme

AGK: HRW sjell në pah klimën e rënduar të të bërit gazetari në Kosovë

Tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës, kërcënimet dhe frikësimet ndaj gazetarëve, vrasjet e grave nga bashkëshortët dhe diskriminimi i komunitetit LGBT+ në Kosovë, janë disa nga çështjet që organizata Human Rights Watch (HRW) përmendi në raportin për të drejtat e njeriut për vitin 2022 për Kosovë.

Lidhur më këtë raport ka ardhur edhe reagimi nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK përmes një komunikate thotë se në raportin për Kosovën, rëndësi e veçantë iu kushtua kushteve të punës së gazetarëve, ku u vu theks mbi sulmet, kërcënimet dhe ngacmimet në drejtim të tyre.

“Raporti e vë në pah gjuhën e përdorur nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, i cili në fillim të vitit të kaluar iu referua mediave dhe gazetarëve si “Organizatë e Përbashkët Kriminale”, si dhe gjuhën denigruese të Luan Dalipit, Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili i quan mediat “biznese kriminale” . Z. Sadriu në shkurt, ndërsa z. Dalipi në mars këto pastime i bënë në rrjetin social “Facebook”. HRË iu referua raportimeve të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës – AGK ku citohet se “në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësim në platformat e rrjeteve sociale””, thuhet në reagimi ne AGK-së.

Lexo edhe:
Raporti i HRW: Tensionet në Veri, frikësimi i gazetarëve, vrasja e grave, azilkërkuesit, emigrantët…

Sipas AGK-së, në raportin e HRW këto deklarata u cilësuan si shtytëse për krijimin e një ambienti armiqësor për gazetarët, ku ndër të tjera u tha se “deklarata të tilla rrezikojnë të ulin besimin e publikut në media dhe se po krijojnë ambient armiqësor për gazetarët”.

/Shqip.com