Sport Ndërkombëtar

Agjentja paralajmëron largimin e Haaland nga City

Agjentja Rafaela Pimenta dhe Erling Braut Haaland kur u nënshkrua marrëveshja me Manchester Cityn./ Foto: Manchester City

Rafaela Pimenta, agjentja e Erling Haaland, konfirmoi se ata tashmë po planifikojnë largimin e qendërsulmuesit norvegjez nga Manchester City, duke hapur derën për një transferim “ëndërr” te Real Madrid.

Norvegjezi u transferua në “Etihad” verën e kaluar në një marrëveshje me vlerë 60 milionë euro dhe po shijon një sezon të parë të shkëlqyer me kampionët në fuqi të Premierligës.

Haaland shënoi 33 gola në 33 ndeshje, 27 prej tyre në Premierligë, më së shumti gola të shënuar nga një lojtar i Cityt në një sezon të vetëm në Premierligë ndonjëherë.

Megjithatë, ndërsa 22-vjeçari vazhdon të thyejë rekorde, lëvizja e tij e radhës duket se është planifikuar tashmë, me agjenten Pimenta që konfirmon se do të ishte një ëndërr për Haaland të nënshkruante me Real Madridin.

Duke folur në Samitin e FT Business of Football në Londër, ajo tha se është ëndërr e lojtarit që një ditë të luaj në Santiago Bernabeu.

/Shqip.com