Agjenti i Lukakut tregon nëse ka nisur bisedimet me Interin dhe Milanin

Chelsea është në menaxhim të ri dhe gjërat pritet të ndryshojnë.
Nga ana tjetër, shumë lojtarë kanë mbetur në pritje të nënshkrimit të kontratave ose largimeve potenciale si pasojë e disa muajve pa pronar.
Gjithsesi, agjenti i njërit nga ta, saktësisht Romelu Lukaku-t, ka komentuar rreth gjendjes së futbollistit të tij dhe të ardhmes, raporton Fabrizio Romano.
Lukaku’s agent Pastorello: “We can’t think about negotiations, we don’t know new Chelsea owners… let alone if we can open talks with Inter or AC Milan. We have to wait”, tells Repubblica. 🔵 #CFC
“I don’t discuss the tactical choices, but it’s obvious that there was a problem”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 13, 2022
“Ne nuk mund të mendojmë për negociata, nuk njohim pronarë të rinj të Chelseat… e lëre më nëse mund të hapim bisedime me Interin ose AC Milan. Duhet të presim”, tha agjenti i Lukakut, Federico Pastorello.
“Unë nuk diskutoj zgjedhjet taktike, por është e qartë se ka pasur një problem”, u shpreh ai.
Komentet e përfaqësuesit të belgut vijnë pas problemeve që Lukaku ka pasur me minutazhën e dhënë te “Blutë”.
Trajneri Thomas Tuchel ishte ndjerë i prekur nga një intervistë e sulmuesit i cili kishte thënë se nuk është i kënaqur te Chelsea.

Gjermani ishte theksuar se “komente të tilla nuk i përkasin një lojtari profesionist”.
“Rivaliteti” mes këtyre dyve ishte zbutur paksa, me teknikun e stolit që vazhdoi ta inkuadronte në ndeshje herë pas here 29 vjeçarin.
Përndryshe, Lukaku ka bërë 25 paraqitje në Premierligë këtë sezon, duke shënuar tetë herë dhe asistuar vetëm një. /Shqip.com