Agjencia Evropiane e Barnave miraton dozën e tretë të vaksinës anti-COVID’19 te personat me imunitet të dobët

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar të hënën përdorimin e dozës së tretë të vaksinave anti-COVID’19 të “Pfizer” dhe “Moderna” te personat me imunitet të dobët, transmeton Shqip.com.
Në faqen zyrtare të EMA-së thuhet që doza e tretë duhet të aplikohet pasi që të kenë kaluar 28 ditë pas dozës së dytë.
Tutje, EMA njofton se rekomandimi vie pasi studimet treguan se një dozë shtesë e vaksinave Pfizer dhe Moderna rrit aftësinë për të prodhuar antitrupa kundër Coronavirusit te pacientët me sistem imunitar të dobësuar.

Ndërkohë, sipas një studimi, doza e tretë mund të mos jetë e nevojshme për të gjithë njerëzit. Për Laboratorin Neuroimunologjik të spitalit Santa Lucia IRCCS në Romë, doza e dytë e vaksinës anti-Covid prodhon jo vetëm përgjigjen e antitrupave, por gjithashtu krijon kujtesën imunologjike, të aftë për të mbrojtur personin në një afat të gjatë, raporton A2neës.
Studimi konfirmon praninë e limfociteve T të kujtesës për të paktën 6 muaj nga doza e parë e vaksinës, duke konfirmuar zhvillimin e një përgjigjeje qelizore që ruhet me kalimin e kohës. Prandaj, për subjektet e shëndetshme, studiuesit vërejnë se doza e tretë e vaksinës mund të mos jetë e nevojshme./SHQIP.com
‼️ EMA conclusion: 3rd doses of #COVID19vaccines Comirnaty & Spikevax may be given to people with severely weakened immune systems, at least 28 days after their 2nd dose.
— EU Medicines Agency (@EMA_News) October 4, 2021
👉https://t.co/v0jiuKbum2 pic.twitter.com/mUHRhru35r