Lajme

Agjencia e Menaxhimit Emergjent: Mund të ketë vërshime dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë

Agjencia e Manaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se në Kosovë mund të ketë vërshime dhe përmbytje në zona të caktuara të Kosovës.

“Mbështetur në rekomandimet e paralajmërimit të hershëm nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës IHMK , e me qëllim të evitimit të rrezikut nga vërshimet (përmbytjet ) si pasojë e reshjeve atmosferike gjatë këtyre ditëve , si pasojë mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të zonave të caktuara në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Agjenicisë.

Nga kjo agjencia kanë kërkuar që të këtë kujdes të shtuar.

“Të jemi të gjithë të kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca, rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore , shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve)”, thuhet më tutje në njoftim.

Agjencia po ashtu ka dhënë disa rekomandime lidhur më këtë situatë.

“Rekomandohet Pushteti lokal të ndërhyjë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, prockave dhe ujë mbledhësve në grykat e ngushta –prrockave, ku mund të ketë rrezik nga deponitë e egra( materie inerte dhe mbeturina në, apo pranë shtretërve të lumenjve), si dhe vegjetacionit rreth ose afër tyre ,si ( shelgjeve, masave drunore), Mirëmbajtjen e kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike,rregullimin e argjinaturave dhe kanaleve kulluese të lumenjve dhe prrockave,kontrollimin e qëndrueshmërisë së urave dhe rishikimi i urave të improvizuara, të cilat supozohet se nuk i plotësojnë kushtet bazike të qëndrueshmërisë në raste të valës së të reshurave”, thuhet më tutje.

Qytetaret e RKS rekomandohet të shmangin praninë e tyre afër zonave me rrezik të lartë pranë rrjedhës së lumenjve, prrockave dhe rrugëve të cilat mund të kenë vërshime të shpejta dhe përmbytje dhe sipas vlerësimit nga autoritetet,  të bashkëpunojnë me struktura dhe shërbimet emergjente, thuhet më tutje./Shqip.com