Rozë

Agim Doçi shokohet nga teksti i këngës së Mozzikut: Këta janë rrugaçë

Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi ka kritikuar artistet e rinj shqiptarë lidhur me tekstet e tyre muzikore.

Gazetarja e OraNews i ka lëshuar Agim Doçit një këngën e Mozzikut Madonna e cila ka shumë fjalë eksplicite ndërsa, poeti tha se këta nuk janë këngëtarë, por janë rrugaçë.

Madje, Agim Doçi tha se këngëtarët e tillë duan edukim në burg.

“Ata duhet fut të paktën tre vjet në edukim në burg, me i rrah e me i thënë ma këndo atë tekst, çfarë teksti është ai”, tha Doçi.

/Shqip.com