Sport Shqiptar

Agim Ademi tregon cili futbollist i Kosovës ishte pranë kalimit te Chelsea

Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka qenë i ftuar në emisionin Euro Kamp10nët, ku ka folur më gjerësisht rreth temave të ndryshme rreth futbollit, shkruan Shqip.com

Ndër tjera, Ademi vlersoi lartë yllin e përfaqësueses kosovare, Arbër Zeneli, ku tregoi edhe si ishte pranë transferimit te gjigandi anglez, Chelsea.

“Më vjen shumë keq për Zenelin sepse në formën e tij më të mirë dhe kur e kemi mendu të gjithë dhe sigurisht do të ishte ne Chelsea po të mos ishte lëndimi në Mal të Zi. Besoj se do të ishte në Chelsea sepse ka qenë shumë i vëzhguar nga ta dhe thuajse gati para fillimit të bisedave në atë kohë, por ja që lëndimi e qiti prej sistemit duke e nxjerrë nënë muaj nga fusha”, shtoi Agim Ademi.

Arbër Zeneli kishte pësuar një lëndim gjatë ndeshjeve me Kosovën, që e kishte mbajtur jashtë fushave për nëntë muaj, i cili kishte ndikuar edhe në rënien e formës së lojtarit./Shqip.com