Lajme

Afrim Toverlani: Nuk është e vërtetë se e kam kërcënuar Shpend Ahmetin

Afrim Toverlani

Afrim Toverlani ka mohuar raportimet e mediave të ndryshme se e ka kërcënuar, kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar ndër të tjera se është shumë i befasuar me mediat se si e kanë trajtuar këtë lajm me tituj siç ai i quan “skandaloz”, përcjell Shqip.com.

“Falenderoj te gjithe te cilet kane shpreh interesim lidhur me rastin tim.Jam shume i befasuar nga ana e mediave te Kosoves se si e kane trajtuar dhe paraqitur ndodhin time me tituj skandaloz dhe bombastik ne raport me mikun tim Shpend Ahmeti.

Ne fakt e verteta e ketij rasti eshte shume me ndryshe dhe se une njihem shume moti me Shpendin, dhe nuk eshte e vertete se e kam kercenuar, gje te cilen e ka mohuar edhe vet kryetari i Prishtines Shpend Ahmeti me postimin e tij ne profilin personal ne facebook”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Toverlanit, në Facebook:

E falenderoj per deklarimin korrekt Shpend Ahmetin dhe mohimin e tij lidhur me titujt e mediave, kinse une e kam kercenuar me thike kryetarin e Prishtines dhe se e verteta e ketij rasti nuk eshte pasqyruar nga ana e mediave se si ka qene puna dhe me kane trajtuar si nje “kriminel” duke mos pasur asnje fakt apo edhe prove mbi te verteten e rastit.

Eshte per te ardhur keq se si mediat e Kosoves, keqperdorin emrat tone qe te perfitojne per interesat e tyre!

Se shpejti do te pijmë kafe me Shpendin…

Lajmin për kërcënim e kishte mohuar edhe vet, Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai kishte shkruar ndër të tjera se “Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik”.

Toverlani është trajneri më i trofeshëm në Kosovë, ndërsa së fundi ka qenë analist i futbollit në emisione të ndryshme sportive./Shqip.com