Lajme

Afrim Tovërlani në ndalim policor, dyshohet se e kanosi Shpend Ahmetin

Afrim Toverlani dhe Shpend Ahmeti.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë”.

Kështu ka raportuar Policia e Kosovës, në raportin njëzetekatër orësh, të martën.

Por, Shqip.com kupton se bëhet fjalë për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është kanosur nga trajneri, Arsim Tovërlani.

I pari i kryeqytetit nuk është deklaruar për këtë ngjarje.

Ilustrim

Ndërsa, Tovërlanit i është caktuar e  masa e ndalimit prej 48 orësh.

Trajneri ka rezultuar si i dehur pasi i është bërë testi.

Atij i është konfiskuar edhe thika me të cilët dyshohet ta ketë kërcënuar kryetarin e Prishtinës. /Shqip.com