Lajme Botë

Afganistan: Sulm vdekjeprurës vetëvrasës jashtë ministrisë së jashtme

Një sulm vetëvrasës me bombë jashtë ministrisë së jashtme afgane në Kabul ka shkaktuar viktima të rënda.

Policia tha se të paktën pesë civilë ishin vrarë, por një zyrtar tjetër talebanë tha se numri i tyre arrin në 20.

Sulmi ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale, kur bombarduesi u përpoq, por nuk arriti të hynte në vetë ndërtesën e ministrisë, thanë tabanët.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë. Disa vende, duke përfshirë Turqinë dhe Kinën, kanë ambasada në zonë.

Raportet sugjerojnë se një delegacion kinez do të zhvillonte bisedime me zyrtarët afganë brenda ndërtesës së ministrisë së jashtme në kohën e sulmit, raporton BBC.

/Shqip.com