Lajme

Afër 6 mijë gjoba trafiku të shqiptuara gjatë tetorit në rajonin e Gjilanit

Vetëm gjatë tetorit të këtij viti janë shqiptuar afër gjashtë mijë gjoba në rajonin e  Gjilanit nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare PK-ja ka njoftuar se shqiptimi i gjobave është bërë në shtatë komuna në të cilat është përgjegjëse kjo drejtori e PK-së.

Po ashtu, drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës ka thënë se janë ndërmarrë edhe aktivitete të tjera.

“Nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i gjashtëdhjetë e shtatë (67) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, Hetim i gjashtëdhjetë e katër (64) aksidente të komunikacionit me të lënduar, Konfiskuar i gjashtëdhjetë e dy (62) patentë shofer”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas njoftimit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor.

/Shqip.com