Sport Shqiptar

Ademi viziton Feronikelin ’74, rregullimi i infrastrukturës ndër temat e diskutimit

FOTO: Agim Ademi (Faceb ook)
FOTO: Agim Ademi (Faceb ook)

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka vizituar sot KF Feronikeli ’74.

Ademi, bashkë me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajetin u pritën nga kryetari i klubit, Erlind Krasniqi dhe stafi i skuadrës, shkruan Shqip.com.

Ndër çështjet e diskutimit ishte edhe çështja e rregullimit të infrastrukturës dhe ndikimi që ajo mund të ketë në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi.

“Sot bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajeti, vizituam KF “Feronikeli’74”, ku u pritëm nga kryetari i klubit Erlind Krasniqi dhe stafi i skuadrës. Çështja e rregullimit të infrastrukturës dhe ndikimi që ajo mund të ketë në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij klubi ishin ndër temat që diskutuam. Në emër të KE të FFK-së përgëzova drejtuesit e këtij klubi për organizimin e mirë dhe shpreha mbështetjen time për përmbylljen e projekteve të infrastrukturës”, shkroi i pari i FFK-së, Agim Ademi në Facebook, teksa ndau edhe disa pamje nga vizita.

/Shqip.com