Adelina Rama mposhtet në raundin e parë
Publikuar:
(26.06.2022 18:22:27)

Fati nuk ishte në anën e Adelina Ramës.
Karateistja nga Kosova është mposhtur në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Rama e pati përballë Anthi Stylinou nga Qipro – në kategorinë -61 kilograma dhe nuk fitoi dot.

Por, shpresat e Kosovës në karate nuk marrin fund me kaq.
Të hënën – do të garojnë Fortesa Orana dhe Melos Gashi.

Ekipi mesdhetar i Kosovës përbëhet nga 39 sportistë të 13 sporteve të ndryshme.
Lojërat Mesdhetare kanë nisur me 25 qershor dhe do zgjasin deri më 6 korrik. /Shqip.com