Rozë

Adelina Berisha flet pasi hajnat i vodhën para të gatshme dhe stoli ari

Adelina Berisha

Shtëpie e këngëtares së njohur kosovare, Adelina Berisha ka qenë pre e një plaçkitje mbrëmë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës rreth orës 01:30, në rrugën “Shaip Kamberi” të kryeqytetit.

Ata kanë  grabitur 10 mijë euro dhe stoli prej ari, vlera e të cilave nuk dihet ende.

Lajmin e grabitjes e ka konfirmuar Adelina, e cila ka thënë se askush nga familjarët e saj nuk kanë qenë në shtëpi kur ka ndodhur vjedhja.

Ndërsa kur u pyet se si është gjendja e saj shëndetësore pas rastit të ndodhur , këngëtarja u shpreh se është mirë.

“Mirë por nuk kemi qenë askush në shtëpi, kemi qenë në një aheng familjar”, tha Adelina për lajmi.net.

Kujtojmë se më parë, saktësisht në vitin 2016, këngëtares Adelina Berisha i është djegur makina, ku një person kishte thyer xhamin me gurë dhe i kishte hedhur benzinë./SHQIP.com