Adele largohet nga intervista 1 milion dollarëshe pasi gazetari pranon se nuk e kishte dëgjuar albumin e saj të ri
Këngëtarja, Adele është larguar nga një intervistë ekskluzive, pasi gazetar Australian, Matt Doran ka pranuar se nuk e ka dëgjuar albumin e saj të ri, “30” .
Kjo bëri që ai të pezullohej për dy javë nga drejtuesit e “Seven Network”.
Kompanina diskografike ‘Sony’ e këngëtares refuzoi të lejonte televizionin të transmetonte intervistën si pjesë e paketës së saj prej 1 milion dollarëshe që përfshinte gjithashtu të drejtat e transmetimit të koncertit “One Night Only” të Adele, shkruan The Guardian.
“I thashë kam pasur privilegjin vetëm të dëgjoj ‘Easy on Me’, por jo këngët e tjera. Ishte një mospërfillje, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Më vjen shumë keq!”– tha gazetari.
Menjëherë pas kësaj Matt Doran i ka kërkuar falje Adeles.
“Kur u ula për të intervistuar Adele, nuk isha plotësisht në dijeni se më ishte dërguar me email një pamje paraprake e albumit të saj të papublikuar. Ishte një gabim, por jo një mospërfillje e qëllimshme. Ky është emaili më i rëndësishëm që kam humbur ndonjëherë”, ka thënë ai.
Ndryshe ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur Adele, Simon Konecki, ka reaguar së fundmi vetëm pak ditë pas publikimit të albumit të ri të ish-bashkëshortes së tij, i titulluar “30”.
Një burim ka treguar për ‘The Mirror” se pavarësisht se Simon nuk i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes ai e dinte se Adele do e tregonte historinë e tyre.
Tashme raportet e reja nga MRC Data (nëpërmjet Billboard) kanë zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift (469,000 kopje) për albumin më të shitur brenda vitit./SHQIP.com