Rozë Ndërkombëtar

Adele’s 30 tejkalon Evermore të Taylor Swift

Adel dhe Taylor Swift

Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga publikimi i albumit “30” të këngëtares, Adele e që tashmë është në krye të gjitha top listat.

Albumi u publikua më 19 nëntor dhe raportet e reja nga MRC Data (nëpërmjet Billboard) kanë zbuluar se “30” tashmë ka shitur më shumë se 500,000 kopje në vetëm tre ditë, duke tejkaluar tashmë albumin “Evermore” të Taylor Swift (469,000 kopje) për albumin më të shitur brenda vitit.

Edhe pse “Evermore” u publikua në dhjetor 2020, albumi vazhdoi të shitej mirë gjatë gjithë vitit, megjithëse “30” e Adelës sapo e theu atë shifër brenda pak ditësh, shkruan Daily Mail.

“30” ka shumë të ngjarë të përfundojë javën si albumi numër një në albumin Billboard 200, duke i dhënë këngëtares 33-vjeçare albumin e saj të tretë i cili përfundon në atë pozicion.

Albumi i saj i vitit 2011, 21 kaloi 24 javë në krye të listave të albumeve, ndërsa albumi i saj 2015 25 kaloi 10 javë në krye të Billboard 200./SHQIP.com