Sport Ndërkombëtar

Adama Traore – po i “tregon muskujt” në Barcelonë

Adama Traore

Njihet për shpejtësinë e tij në fushën e gjelbër.

Shpejtë është përshtatur edhe me stilin e lojës së Barcelonës.

Adama Traore po e shijon në maksimum rikthimin e tij në Spanjë.

Ai ka asistuar dy herë – në dy ndeshjet e zhvilluara me katalunasit.

26 vjeçari – fiilimisht asistoi për Gavin – në derbin ndaj Atletico Madrid – ndeshje të cilën Barca e fitoi me rezultat 4-2.

Adama Traore shifts focus from Ousmane Dembele debacle in second Barcelona  debut
Adama Traore – kundër Atletico Madrid

Kurse, në derbin e Katalunisë – kundër Espanyolit – Traore i asistoi për Luuk De Jong, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe i siguroi një pikë të artë skuadrës së tij.

Dy asistime – në dy ndeshje të zhvilluara është statistikë më e mirë se, sa në 18-të ndeshje të zhvilluara me Wolverhamptonin – ku nuk e regjistroi asnjë asist.

Këmbëshpejti është në huazim deri në fund të sezonit, por Barcelona ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij – me vlerë prej 30 milionë eurosh.

Barcelona: Adama Traore shakes up Barcelona's attack | Marca
Adama Traore – kundër Espanyolit

Adama – është prodhim i akademisë “La Masia” – teksa në vitin 2015 – ishte larguar në ishull – ku fillimisht luajti te Aston Villa, pastaj te Middesbrough, e më pas te Wolvesi. /Shqip.com