Achraf Hakimi po hetohet për sulm seksual
Publikuar:
(28.02.2023 09:27:50)

Gazeta franceze “Le Parisien” ka shkruar të hënën se mbrojtësi i PSG-së, Achraf Hakimi, është nën hetim për sulm seksual.
Ndaj 24-vjeçarit është bërë kallëzim për një incident që dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e tij në Paris të shtunën, më 25 shkurt.
Hakimi ka munguar në dy ndeshjet e fundit të PSG-së në Ligue 1 për shkak të një lëndimi.
Ai është pjesë e Parisit është prej vitit 2021 teksa ka kontratë me këtë ekip deri në vitin 2026.
/Shqip.com