Lajme

Abrashi sulmon opozitën pas rastit të ambasadorit Berishaj

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi

Opozita është kritikuar për qasjen në lidhje me raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

Kritika kanë ardhur nga, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili ka thënë se Qeveria Kurti nuk e ka lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

“Qeveria: 1 vjet pa koncesione ndaj Serbisë. Nuk lejon mbajtjen e referendumit serb në Kosovë. Nuk lejoi që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë të mbahen pa marrëveshje. Vendosë sanksione ndaj Rusisë. Solidarizohet me popullin e Ukrainës. Opozita: Kjo qeveri ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene po raportojnë se është përfshirë në një skandal të madh financiar.

Sipas Abdixhikut, Vetëvendosje po e refuzon themelimin e Komisionit hetimor për energjinë në Kuvend për këtë arsye.

“Sa më i zëshëm refuzimi i tyre, aq më i domosdoshëm bëhej insistimi ynë. Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë. Ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plot 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë. Kriza energjetike është një piramidë keq menaxhimi, neglizhence e tani dhe krimi. Këtë piramidë duhet dhe do ta shembim të gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo edhe:
Abdixhiku: Skandali me ambasadorin në Slloveni është arsyeja e vërtetë qe pushteti po e refuzon Komisionin Hetimor për rrymën

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Vlora Çitaku kanë denoncuar sot aferën “Karteli i Rrymës”, në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Uran Ismaili ka thënë se kjo aferë lidhet me majat e institucioneve dhe partisë në pushtet, prandaj, ka kërkuar hetim të hollësishëm parlamentar të kësaj çështje.

Lexo edhe:
Ismaili dhe Çitaku kërkojmë hetim të hollësishëm nga Prokuroria dhe Parlamenti

“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e “Kartelit të Rrymës”, që tani ka depërtuar në majat më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij’’ ka thanë Ismaili./Shqip.com