Sport Ndërkombëtar

Abraham mes Romës dhe Premierligës

Tammy Abraham ka një vendim të madh për të marrë këtë verë.

Reprezentuesi anglez nuk ka qenë në formën e tij më të mirë këtë sezon për Romën dhe është përmendur një rikthim në Premier League.

Newcastle është shfaqur si një destinacion i mundshëm për futbollistin e gjithashtu edhe Aston Villa.

Gjatë këtij sezoni Abraham ka realizuar vetëm tetë herë në Serie A, për dallim me sezonin e kaluar ku kishte shënuar shtatëmbëdhjetë gola.

“Në Chelsea njihesha si lojtar i akademisë dhe mendoj se duke ardhur këtu e kam kuptuar se është koha për të nxjerrë në pah personalitetin tim dhe për t’i treguar botës se çfarë mund të bëj. Te Roma jam bërë më i sigurt dhe kam mësuar shumë për veten time”, ka thënë Abraham.

Abraham më herët ka luajtur edhe te Bristol Citye e Swansea.

/Shqip.com