Sport Ndërkombëtar

Abraham ka rënë në “dashuri me Romën”

Sulmuesi anglez, Tammy Abraham po kalon disa nga momentet më të mira në karrierë.

Ai duket se ka gjetur vetën në Itali.

Edhe pse fillimisht transferimi në Romë nuk ia mbushte syrin sulmuesit, ai e ka pranuar se ka rënë në dashuri me qytetin.

Tammy Abraham

“Në fillim, kur ata më kontaktuan, i thash vetës se kjo nuk është për mua. Por, pastaj njerëzit filluan të më tregonin për ambiciet e klubit dhe më bënë të ndihesha ne vlerë. Kur arrita këtu, rashë në dashuri me këtë vend”, transmeton Footbal Italia.

Abraham është bërë një nga figurat kryesore në Romën e Jose Mourihnos.

24-vjeçari në 40-të ndeshja ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Ai është duke e ndihmuar Romën, të arrijë një vend për gara Evropiane, pasi ata gjenden në vendin e gjashtë në Serie A./Shqip.com