Teknologji

Abonimi i Mercedes EQE dhe EQS për më shumë energji është i paligjshëm në Evropë

Prodhuesi gjerman i automobilave Mercedes ka nisë përditësimin e energjisë që kërkon abonim për modelet e tij EQE dhe EQS. Kompania shpjegoi se nuk ka plane të nisë shërbimin në Evropë. Arsyeja sipas tyre është shumë e thjeshtë – sepse është e paligjshme.

Sipas Mercedes, ka çështje ligjore brenda BE-së që e pengojnë kompaninë të lëshojë përditësimin OTA për zhbllokimin e performancës së makinës.

Abonimet në botën e automobilave janë një temë e nxehtë, madje disa njerëz i shohin përfitimet e tyre, e disa të tjerë i urrejnë. Por duket se abonimet janë këtu për të qëndruar.

Mercedes u fut në “ujë të nxehtë” në Gjermani korrikun e kaluar për ofrimin e këndit shtesë 5.5 gradë në sistemin e drejtimit të rrotave të pasme për një abonim prej 500 € në vit. Kjo nuk shkoi mirë me publikun.

Tani kompania po përpiqet të ofrojë më shumë fuqi për modelet e saj EQE dhe EQS për një abonim vjetor prej 1200 dollarësh. EQE dhe EQE SUV marrin 61 kuaj fuqi shtesë dhe të dyja EQS dhe EQS SUV marrin 88 kuaj fuqi shtesë. Koha e përshpejtimit është përmirësuar me rreth një sekondë për të katër modelet dhe tani për tani abonimi është i disponueshëm vetëm për familjen e makinave EQE 350 dhe EQS 450.

Lexo edhe:
Mercedes rritë fuqinë e motorit me pagesa shtesë

Megjithatë, legjislacioni i BE-së nuk është i kënaqur me njerëzit që paguajnë abonime për më shumë performancë. Është në rregull ta blini plotësisht, është në rregull në shumicën e rasteve që automjeti juaj të modifikohet për të shtrydhur më shumë energji prej tij, por nuk mund ta fikni vazhdimisht lart e poshtë.

/Shqip.com