Lajme

Abdixhiku takohet me deputetë të Bundestagut në Hamburg, i fton për vizitë në Kosovë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është takuar me deputetë të Bundestagut dhe përfaqësues rajonal të Republikës së Hamburgut.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ata i ka ftuar për një vizitë në Kosovë.

“Komuniteti shqiptar në këtë rajon dhe këtë shtet zhvillimor vazhdon të lë gjurmë të suksesit të jashtëzakonshëm; përderisa deputetët nacional në Bundestag janë adresë e përhershme e çështjes së Kosovës. Ata i ftova për vizitë në Kosovë”.

Abdixhiku tha se deputetët që ka takuar janë edhe raportues për Kosovën në CDU.

“Takova deputetët e Bundestagut Christoph Ploß, njëkohësisht raportues për Kosovën në CDU; deputeten Franziska Hoppermann dhe deputetin Christoph de Vries; si dhe anëtarin e Parlamentit të Hamburgut deputetin David Erkalp. Në takim të ndarë takova dhe deputetët e Partisë së Gjelbër, Dr. Till Steffen dhe Jennifer Jasberg, shefe e të gjelbërve në Hamburg. Këtu u prita dhe nga Sekretarja Shtetërore e Republikës së Hamburgut, znj Almut Möller”.

Takimet janë bërë në ndërtesën e Senatit dhe Parlamentit të Hamburgut.

/Shqip.com