Lajme

Abdixhiku: Sot me 2 shkurt 2023, Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale por duhen plotësuar disa kushte.

Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.

Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfarëdo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen. Asociacioni mund te jete pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes finale te Kosovës. Letra e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend

Lexo edhe:
Kurti: Asociaconi pjesë e marrëveshje finale vetëm nëse Serbia fillimisht e njeh Kosovën

Lidhur më këtë fjalim të Kurti, ka ardhur reagimi nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Unë besoj se kjo data e sotme e 2 shkurtit 2023 është datë e pranimit të AKS nga kryeministri i Kosovës. Po më vjen mirë që më në fund, kryeministër po i respekton marrëveshjet ndërkombëtare të prilli 2013. E ki mbështetjen e LDK për marrëveshje, por edhe për Asociacion që të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha ai.

Kjo temë pa përplasur kryeministrin Kurti edhe me deputetin e PDK-së, Abelard Tahiri.

/Shqip.com