Lajme

Abdixhiku: Pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar, fajtor Qeveria Kurti

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se pozicioni ndërkombëtar i Kosovës është rënduar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Këto deklarata i pari i LDK-së, Abdixhiku i ka bërë gjatë një takimi në Viti, në kuadër të ciklit debatues e diskutues “LDK ju dëgjon”, ku lideri i LDK-së ka diskutuar me qytetarë dhe struktura të kësaj komune.

Me veprimet e pamatura, pa qenë i koordinuar në mënyrë të vazhdueshme me aleatë, Kryeministri e ka larguar Kosovën nga ky synim. Më 7 shkurt të vitit 2021, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar Presidentit të Serbisë Vuçiq, arrtijen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai po ashtu ka theksuar se “përveç Kryeministrit, askush nuk e di se çka po diskutohet. Nuk dihet çka përmban hyrja e marrëveshjes dhe as shtojca e kësaj marrëveshje. Tema të tilla duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe nga Kryeministri do të kërkohet përgjegjësi”.

Gjatë këtij takimi Abdixhiku ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e LDK-së rreth procesit të dialogut.

Sipas tij, LDK-ja është në drejtim të mbarë dhe çdo ditë po shton radhët e veta, “sepse po dëgjon, po flet me qytetarë dhe po qëndron përballë popullizmit; ndërsa forcimi i LDK-së është ndryshimi që i duhet Kosovës”.

/Shqip.com