Abdixhiku:Nuk ndihem i rrezikuar, organet e rendit po merren me rastin

Gjatë ditës së djeshme u raportua se kishte pasur një atentatë ndaj kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve tjerë të LDK-së.
Lidhur më këtë gjatë ditës së sotme ka folur vetë Abdixhiku.
Teksa ka komentuar atentatin ndaj tij, ai ka thënë se nuk ndihet i rrezikuar.
“Nuk ndihemi absolutisht të rrezikuar, Policia e Kosovës dhe organet e tjera të rendit tashmë janë duke u marrë me këtë. Unë sot në Kuvend kam ardhur si zakonisht pa pasur nevojë për mbrojtje të afërt” , ka thënë Abdixhiku duke mos dhënë detaje më të hollësishme”, ka thënë Abdixhiku
Atentatin ndaj zyrtarëve të LDK-së për Shqip.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha Krasniqi për Shqip.com.
Tutje, Krasniqi tha se të gjitha veprimet e mëtejme hetimore do të merren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se për këtë çështje janë informuar nga një agjenci zbulimi në Bashkimin Evropian.
/Shqip.com