Lajme

Abdixhiku: LDK është e popullit ajo e ka vendin tek populli, po fillon një qasje e re e komunikimit me qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur një cikël të takimeve me qytetarët nëpër vendet e ndryshme të Kosovës.

Qyteti i pari në të cilën u zhvillua takimi i parë me qytetarët ishte Podujeva. Sllogani i LDK-së në këto takime pritet të jetë “LDK ju dëgjon”.

E kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur se LDK po fillon një qasje të re komunikimi.

Foto nga takimi me qytetarët e Podujevës

“LDK po fillon një qasje të re komunikimi. Ne duam t’i kuptojmë brengat e njerëzve tanë. Duam të flasim me ta për papërballueshmërinë ekonomike; duam të flasim për krizat energjetike, arsimore e shëndetësore që pareshtur po godasin vendin tonë; duam të flasim për ikjet e punëtorëve dhe për mungesën e projekteve”, ka thënë Abdixhiku

LDK është e popullit; ajo e ka vendin tek populli, ka thënë më tutje Abdixhiku pas takimit me qytetarët e Podujëvës./Shqip.com