Lajme

Abdixhiku: Kurti përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur, ai funksionon me paranoja

Kurti i kundërpërgjigjet Abdixhikut për "Pronto 2"

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një interivistë për Klan Kosova ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar në tavolinën e dialogut në mënyrë të papërgatitur.

“Kosova duhet të ketë prioritet marrjen me dialogun sepse Kurti ka nisur diskutimin se dialogu nuk është prioritet teksa përfundoi në tavolina dialoguese i papërgatitur. Pasi kur nuk e ke prioritet as nuk je i përgatitur. Nuk ka strategji për përfundimit e këtij procesi, e ky proces është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës”, është shprehur i pari i LDK-së.

Më tutje ai ka shtuar se si LDK, më shumë i japin rëndësi procesit por jo palëve përfaquese nga Kosova.

Unë kam përshtypjen se këtu ka një paranojë të kryeministrit. Kur është anuluar projekti i gazit, ka qenë paranojë. Kështu funksionon Albin Kurti ka shtuar më tutje Abdixhiku/Shqip.com