Lajme Ballkan

Abazoviq: Milatoviqi presidenti i parë evropian në Mal të Zi, misioni ka përfunduar

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka uruar Jakov Milatoviq, kandidat i Lëvizjes Evropa Tani, për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Ai tha se misioni ka përfunduar me zgjedhjen e Jakov Milatovic.

“Momenti që prisnim mbi 30 vite- faleminderit qytetarë të lirë!!! Fitore! Urime Jakov Milatovic zgjedhja për presidentin e parë evropian në historinë e Malit të Zi. Misioni ka përfunduar. Ne kemi një të ardhme të ndritur përpara. Ne do të punojmë së bashku për një shtet evropian, civil dhe ekologjik!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 39,8 për qind.

/Shqip.com