Lajme Ballkan

Abazoviq: Do të zhvillojmë marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet fqinje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka pranuar urime me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.

Ai është uruar nga shumë liderë të shteteve, diplomatë, komuniteti i biznesit e shumë të tjerë.

Abazoviq tha se premton se do të punojnë në interes të qytetarëve të Malit të Zi.

“Premtojmë se do të punojmë në interes të qytetarëve, për Malin e Zi evropian dhe ekologjik, i cili do të zhvillojë marrëdhënie miqësore me të gjithë shtetet fqinjë!”, ka shkruar Abazoviq në “Facebook”.

Lexo edhe:
Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi

Theksojmë se më 28 prill,  Abazoviq mori besimin e 43 deputetëve për të qenë në krye të qeverisë.

Abazoviq është shqiptari i parë kryeministër në Malin e Zi.

Kabineti i ri ka 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra./Shqip.com