Lajme

Abazi: Radojçiq në listën e zezë të Amerikës, përgjigje e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se ndjekja e Milan Rajdojçiq të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim me ligjin.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se Rajdojçiqi është në listën e zezë të shtetit amerikan.

“Kjo është përgjigje për Radojciq dhe vrasësit e kriminelët e ndërmarrjes kriminale në veri . Ai dhe të tjerët rreth tij janë në listën e zezë të thesarit amerikan dhe kjo është e mjaftueshme që ndjekja e tij të bëhet sipas ligjit dhe në zbatim të ligjit”, shkroi Abazi.

Lexo edhe:
Dyshohet se Radojiçiq ka hyrë në Kosovë: Kam ardhur, nuk do të kthehem më

Milan Radojçiq, që është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirjen në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq është lajmëruar.

Mediat serbe kanë raportuar se i shumëkërkuari nga organet e drejtësisë, Milan Radojçiq ka hyrë në Kosovë.

Nënkryetari i Listës Serbe, përmes një video të publikuar nga media “Alo”, shihet duke përçuar një porosi për serbët e veriut.

Ai thotë se serbët e Kosovës po përballen me “kërcënime brutale” nga kryeministri, Albin Kurti.

Radojiçiq, kriminel serb, është i sanksionuar edhe nga SHBA-të për aktivitetin e tij kriminal në veri të Kosovës.

Ai është njëri nga të dyshuarit e kërkuarit nga drejtësia për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Radojçiq ishte arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak.

Policia kishte thënë se arratisja e tij ka ndodhur gjersa zyrtarët policorë ishin duke e verifikuar.

Milan Radojçiq