Lajme

Abazi: Punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit, platformën “Superpuna” ta bën një kompani me tre persona

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka kritikuar Ministrinë e Financave për platformën ”Superpuna”.

Ai ka thënë se punëtorët janë lënë në mëshirën e zotit dhe platformën “Super Puna” ta bën një kompani me tre persona.

“Punëtorë janë lënë në mëshirën e zotit. Sot u raportua se 2000 mijë lokale janë mbyllur vetëm në Prishtinë, nuk ka punëtorë, kot bëjë super punën, punëtorët duan të drejta, pagesë të rregullt dhe jo vonesa me nga një muaj e më shumë. Platformën SUPERPUNA ta bën sot një kompani me tre persona, nuk është për një qeveri të tërë”.

Lexo edhe:
Murati: Më shumë se 1 mijë të rinj u punësuan përmes “Super Puna”

Gjatë ditës së sotme, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë mbi 1 mijë punësime.

Po ashtu Ministri i Financave ka bërë të ditur se përmes platformës “Super Puna”, janë 3 mijë punë-kërkues dhe 2 mijë punë-dhënës.

Më tutje Murati ka bërë të ditur se janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

/Shqip.com