Ekonomi

Murati: Më shumë se 1 mijë të rinj u punësuan përmes “Super Puna”

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë mbi 1 mijë punësime.

Po ashtu Ministri i Financave ka bërë të ditur se përmes platformës “Super Puna”, janë 3 mijë punë-kërkues dhe 2 mijë punë-dhënës.

Më tutje Murati ka bërë të ditur se janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Disa ditë më parë, Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.

/Shqip.com