Lajme

Abazi: Po krijohet klimë që viktima Kurti të dal më i votuari

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi
Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit në veri ka thënë se vendi nevojë serioze dhe urgjente për konsolidim të seriozitetit të praktikës demokratike.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti duke thënë se “pas hekurosjes dhe pranimit të asociacionit e gjithçka përbrenda, tentimi i përdorimit të procesit të zgjedhjeve në veri, që për habi edhe pse çështje kryesore nuk u përmend në marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”.

“Pas dy viteve përfunduam në anën e Vuçiçit dhe në kundërshtim me gjithë botën demokratike. Vuçiçit ju desh Veriu i Kosovës për të amortizuar kundërshtinë e madhe kundër tij në Serbi. Keq apo mirë situata është kjo, në njërën anë bota demokratike, të gjitha shtetet që kanë bërë shumë për Kosovën dhe shtet-ndërtimin e në anën tjetër Kurti i rrethuar me Mujën, Kusarin, Mihajlin, Rrustemin dhe Bislimin dhe veten e tij”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Sipas tij, me zhvillimet e fundit në veri po krijohet klimë që zgjedhjet e ardhshme Kurti të dal më i votuari.

“Mos harroni që para disa muajve na u tha që u tërhoqëm nga puna e targave sepse ambasadori amerikan kishte më shumë informata. Edhe sot ambasadori amerikan ka më shumë informata, përfshirë edhe informata që këto lëvizje taktike në veri kanë qëllim popullist dhe egocentrik për të krijuar klimë për zgjedhjet e ardhshme ku viktima Kurti del më i votuari në historinë e Kosovës. Kurti ka për qëllim shembjen e madhështisë së Rugovës në shtet-formimin dhe çlirimin e një pjese të madhe të kombit”, ka shkruash ish-deputeti i VV-së, Haki Abazi.

/Shqip.com