Lajme

Abazi: Lajçakut duhet t’i ndalohet të flasë për liberalizimin e vizave

Haki Abazi i VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak duhet t’i ndalohet që të flasë për liberalizimin e vizave.

Ai tha se asnjë gjë në mandatin e tij nuk bie e nuk do të duhej të bie në fushën e të drejtës së kosovarëve për lëvizje të lirë.

“Pikërisht tani është momenti që të kërkohet e të refuzohet plotësisht. Mendoj që Lajçakut duhet t’i ndalohet të flasë për liberalizim të vizave, qoftë edhe për të mirë, sepse asnjë gjë në mandatin e tij nuk bie e nuk do të duhej të bie në fushën e të drejtës së kosovarëve për lëvizje të lirë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Tutje tha se duhet të insistojmë që agjenda integruese e integrimit evropian e Kosovës edhe në NATO duhet të shkëputet plotësisht nga dialogu.

“Po ashtu, duhet të insistojmë që agjenda integruese e integrimit evropian e Kosovës edhe në NATO të shkëputet plotësisht nga dialogu dhe të vazhdojmë me dinamikën të cilën Kosova duhet t’i garantojë vetës dhe Evropa të garantojë Kosovës mundësinë që të mbyll të gjitha hapësirat e rreziqeve si rezultat i këtij ambiguiteti në të cilën është vendosur Kosova më shumë se një dekadë”, tha ai.

Ai tha se personalit mendon që dialogu duhet të ishte në kompetenca të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Abazi shtoi se Kosova duhet të këtë Ministri të Integrimit Evropian, për shkak se detyrat vërtetë janë të mëdha.

/Shqip.com