Lajme

Abazi e quan të rrezikshme Byron për Konfisikimin e Pasurisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mund të bëhet e rrezikshme.

Në T7, Abazi ka sqaruar edhe arsyen se pse ka dalur nga votimi kur është votuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë në Kuvendin e Kosovës.

“Nëse më pyet pse kam dal prej votimit atëherë janë disa aspekte. Byroja në momentin të cilin jemi, mund të duket hap i domosdoshëm në kohën që jemi, por në anën tjetër nëse dikush tjetër vjen në pushtet mund ta përdorë atë për konfiskim të pasurive dhe do të ishte shumë e rrezikshme. Mendoj që rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk do të duhej të mos përfshiheshin deri në momentin kur është vënë në diskutim”, tha Abazi.

Ilustrim.
Lexo edhe:
Kurti: Sot ishte një seancë e suksesshme në të cilën më së paku kishte rëndësi sa kujt i dukesha i rrezitur unë

Kurse, Kryeministri Albin Kurti tha se me votimin në lexim të parë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, do të ecin bashkë drejt mundësimit të konfiskimit civil, pa dënim, të pasurisë që nuk justifikohet dot.

Lexo edhe:
Miratohet Projektligji për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, Konjufca dhe Kica abstenojnë

Ndërsa, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Këtë projektligj e kanë votuar pro 61 deputete dhe 58 të tjerë kundër si dhe 3 nga abstenuan.

Kryetari i Kuvendit dhe deputetja e LVV-së, Doarsa Kica kanë abstenuar.

Opozita kundërshtoi dhe kërkoi që ky projektligj, të cilin e konsiderojnë kundërkushtetues, të mos hedhet në votim.

Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, bën verifikim e pasurisë nëse ekzistojnë dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç tyre, verifikimi dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do bëhet edhe për anëtarët e familjes së tyre dhe palëve të treta, që nënkupton personat te të cilët dyshohet se është bartur pasuria e zyrtarëve publikë./Shqip.com