Lajme

AAK tregon 13 kandidatët për kryetarë të komunave

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Emrat e 13 kandidatëve të cilët janë miratuar nga Këshilli Drejtues i AAK-së, për Shqip.com i ka bërë të ditur zëdhënësi i shtabit zgjedhor për Prishtinën – Kushtrim Xhemaili.

Si tha se në process është miratimi edhe i kandidatëve të tjerë, kurse kjo parti do të garojë në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, përveç Hanit të Elezit.

Lista e plotë e kandidatëve të AKK-së dhe komunat përkatëse:

Agron Kuçi – Junik
Ardian Gjini – Gjakovë
Ali Krasniqi – Obiliq
Bali Muharremaj – Suharekë
Bashkim Ramosaj – Deçan
Bekë Berisha – Istog
Besnik Tahiri – Podujevë
Daut Haradinaj – Prishtinë
Faton Jakupi – Kamenicë
Mensut Ademi – Vushtrri
Rrustem Berisha – Pejë
Smajl Latifi – Rahovec
Zenun Elezaj – Klinë