Lajme

AAK pritet të dërgojë në Kushtetuese vendimin e Qeverise për vlerën e koeficientit

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka folur për koeficientin e pagës që është përcaktuar sot në mbledhjen e Qeverisë e që pritet të zbatohet që nga dita e sotme.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që një koeficienti të ketë vlerën prej 105 euro.

Për këtë vendim ka reaguar edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi.

“Sot, kryeministri fyeu rëndë zyrtarët publikë, ua uli dinjitetin, i poshtëroi, luajti lojë të pistë e psiqike këto muaj duke mbajtur fshehur një koeficient kaq skandaloz. Ne kemi kërkuar të jetë 129 euro. Nëse është me pak se 120 do ta dërgojmë në kushtetuese”, ka thënë Bytyqi për Shqip.com

Lexo edhe:
Lushtaku reagon pas publikimit të koeficientit, thotë se Kurti është “kryemashtrues”

/Shqip.com