Lushtaku reagon pas publikimit të koeficientit, thotë se Kurti është “kryemashtrues”
Publikuar:
(01.02.2023 11:25:50)

Pasi koeficienti i pagave të sektorit publik për vitin 2022 do të jetë 105 euro, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku e ka quajtur Kurtin si “kryemashtrues”.
Sipas tij, “Kurti nuk ia do të mirën qytetarëve të vendit”.
“Kryemashtruesi pasi që bëri lojë psikologjike me fshehjen e vlerës së koeficientit, sot publikon vlerën dëshpruese prej 105€! Ky kryemashtrues nuk ia do të mirën qytetarëve dhe vendit të vet! Me të gjitha këto veprime në kohën e fundit, kryemashtruesi ka vetëm një qëllim – TRAZIRAT”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
/Shqip.com