Lajme

AAK-ja thërret debat parlamentar për sigurimet shëndetësore

Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese
Kuvendi i Kosovës - Fotografi ilustruese

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se grupi parlamentar i AAK-së ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për “gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore”.

Dreshaj ka thënë se mungesa e sigurimeve shëndetësore e dëmton buxhetin e shtetit.

“Mungesa e sigurimeve shëndetësore dëmton buxhetin e shtetit dhe të qytetarëve. Sigurimet shëndetësore ‘Conditio sine equanon’ për shërbime mjekësore cilësore dhe ndaljen e migrimit të mantilbardhëve nga vendi”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka shtuar se qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të  sigurimeve shëndetësore.

“Sot në konferencë për media, njoftova për kërkesën e Grupit Parlamentar të AAK-së për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme në lidhje me gjendjen në shëndetësi dhe sigurime shëndetësore. Sot, fatkeqësisht qytetarët tanë shpenzojnë me miliona euro jashtë vendit, në mungesë të  sigurimeve shëndetësore dhe shërbimeve cilësore shëndetësore. Për shkak të qeverisjes së dobët dhe pa vizion, vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë, pa sigurime të mirëfillta shëndetësore”, është shprehur deputeti Dreshaj.

/Shqip.com